You are here
Home > Kombëtarja > Rekordi që nuk do të thyhet kurrë nga shqiptarët, kur Canën e merrnin me shirit kapiteni

Rekordi që nuk do të thyhet kurrë nga shqiptarët, kur Canën e merrnin me shirit kapiteni

Lorik Cana është një figurë legjendare e Shqipërisë, pasi për të flasin gjithë veprat që i ka ndërtuar me aq mund gjatë karrierës. Madje edhe për tifozët, ngelet si kapiteni legjendar i Kombëtares.

Por mes shumë rekordeve të Canës, ai që nuk do të thyhet ndoshta kurrë nga lojtarët tanë, është transferimi me shiritin e kapitenit. Ndoshta edhe në futbollin botëror mund të numërohen me gishta dore raste të tilla, sigurisht që nëse ekzistojnë.

Një lojtar që transferohet nga një skuadër në tjetrën, së bashku me shiritin. Loriku e bëri të mundur këtë gjë, teksa nga ekipi i Marsejës do të shkonte po si kapiten te Sanderlendi në Angli. Një arritje e jashtëzakonshme kjo, pasi për t’u besuar një përgjegjësi e tillë, është gati e pamundur. Në kohën aktuale është e vështirë të gjesh një lojtar të Shqipërisë që e ka shiritin e kapitenit në ekipin ku luan, e jo më për të menduar një rast të ngjashëm me të Canës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top