
Merkatos së dimrit i erdhi fundi dhe të gjithë skuadrat janë përforcuar me lojtarët të rinj, teksa ky është shansi i fundit i tyre për këtë sezon futbollistik sa i përket rregullimit të lojtarëve. Transferime me shumë bujë apo dhe me pritshmëri shumë të larta, por ajo çka të bënë më shumë përshtypje është pikërisht ekipi i Besës së Pejës.
Skuadra që luan në kampionatin e Kosovës përflitej se ishte e denjë për librin Guines, për arsyen se gjatë merkatos së dimrit i janë afruar plot 15 lojtarë. Kjo gjë ndodh shumë rrallë në një skuadër profesioniste dhe sidomos në periudhën e muajit janar. Por ekipi i Besës së Pejës është pak, pasi klubi që mban këtë rekord janë pikërisht turqit e Elazigesporit, teksa kanë mundur të afrojnë plot 22 futbollistë brenda dy orëve të fudit të merkatos.
Arsyeja përse skuadra turke kishte bërë këtë merkato “të çmendur”, ishte sepse Federata Turke e Futbollit i kishte bllokuar merkaton Elazigsporit, teksa arritën që të fitonin të drejtën për të blerë futbollistë vetëm në ditën e fundit të afatit kohor të merkatos së janarit.
Disi të çmendura këto numra lojtarësh, të cilët arritën të bashkohen me një klub të vetëm. Ende mbetet për tu parë nëse do të arrijnë të bëjnë kaq shumë zhurëm gjatë kohës që do të luajnë me skuadrat e tyre respektive. /Shqiperia.ch/