You are here
Home > Kombëtarja > Reja përflitet për stolin e Shqipërisë, bëri Canën të shënonte edhe me rrofeshatë

Reja përflitet për stolin e Shqipërisë, bëri Canën të shënonte edhe me rrofeshatë

Menjëherë pas humbjes së djeshme të Shqipërisë ndaj Turqisë me rezultatin 0-2, është hedhur edhe “bomba” nga mediat shqiptare për largimin e Panuçit. “BallkanWeb” raportoi lajmin se kishin nisur kontaktet direkte të Federatës Shqiptare të Futbollit me Eduardo Rejan.

Ky i fundit ishte i pranishëm në Shkodër për të parë ndeshjen e Shqipërisë. Të ishte vetëm një udhëtim? Kjo ende nuk dihet zyrtarisht, por zërat ekzistojnë. Kush është Reja? Flasim për një trajner që ka drejtuar shumë ekipe të njohura në Itali, së fundmi Atalantën dhe Lacion.

Madje kur ka qënë pjesë e Lacios disa vite më parë, Reja ka pasur edhe tre shqiptarë në ekip. Një dashuri e madhe nuk ishte kundrejt Etrit Berishës, pasi e mbante në stol për Marketin. Asokohe qëndronte në stol edhe Thomas Strakosha, si portieri i tretë.

Por me këtë trajner, Lorik Cana do të shënonte edhe golin më të bukur të karrierës. Në takimin Fiorentina-Lacio, do të ishte rrofeshata e shqiptarit që do të vendoste takimin për 0-1, ndërsa në stolin e lacialëve qëndronte Reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top