You are here
Home > Futboll Bota > Reja në stadium/ Çekiçi shkëqen përballë trajnerit, Ljubljana tashmë u beson të rinjëve në luftën për titull

Reja në stadium/ Çekiçi shkëqen përballë trajnerit, Ljubljana tashmë u beson të rinjëve në luftën për titull

Lufta në kampionatin sllovak ndizet gjithmonë e më tepër kur Ljubljana dhe Maribor nisin të lëshojnë pe duke gabuar në grumbullimin e pikëve. Kështu skuadra e Çekiçit mund të buzëqesh pak me rezultatet e arritura duke mbajtur përkohësisht vendin e parë me 24 pikë. Maribor, fituesi i 15 kampionateve, ndjek pas me tre pikë, por sikur të mos mjaftojë ky fakt Ljubljana po freskon skuadrën duke i besuar të rinjëve.

Në ndeshjen e fundit ndaj Domzale u pa qartë se grupi i të rinjëve jo vetëm që fitoi me goleadë por edhe mënyra e të shënuarit i përngjate golave si në “Play Station”. Shumë klas, teknikë dhe një lojë e bukur ndaj një ekipi që vitin e kaluar u pozicionua në vendin e tretë të tabelës. Nga ana tjetër Çekiçi renditet në listën e golashënuesëve me 4 realizime duke shpresuar se një vështirim nga përfaqësuesit e Kombëtares do të hidhet mbi të një ditë. Sipas Sport Ekspres një “tifoz” special në ndeshjen e fundit të sulmesit shqiptar ka qenë edhe Edi Reja. Çka shton më tepër dyshimet se për Çekiçin po bëhet gati një ftesë nga kuqezinjtë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top