You are here
Home > Kryefaqja > Reja ka luks në portë, vlerësim i lartë edhe për Strakoshën: E bëri të tijën në dy raste!

Reja ka luks në portë, vlerësim i lartë edhe për Strakoshën: E bëri të tijën në dy raste!

Lacio arriti të fitonte me rezultatin 0-3 ndaj Sampdorias, atje ku si titullar ka luajtur edhe Thomas Strakosha. Rikthimi pas një dëmtimi të gjatë e gjeti portierin shqiptar në formën më të mirë.

Ashtu si Etrit Berisha, edhe Strakosha është vlerësuar me notë të lartë. Trajneri Reja ka luks sa i përket portës te Kombëtarja, ndërsa engimë mbetet se kujt do t’i besojë në ndeshjet e rradhës së Shqipërisë.

Portieri i Lacios është vlerësuar me notën 7 nga “Eurosport”: “E ka bërë të tijën, duke dëshmuar veten deri në momentin kur Sampdoria godet në portë. Shkëlqen shumë në rastin kundër Vieira në pjesën e parë dhe Gabiadinit në pjesën e dytë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top