You are here
Home > Kombëtarja > Reja e ka zëvendësuesin e Grezdës në Turqi, Daci luan edhe ndaj Galatasarait

Reja e ka zëvendësuesin e Grezdës në Turqi, Daci luan edhe ndaj Galatasarait

Erdon Daci është një sulmues më aftësi të mëdha që gjendet në Turqi, me ekipin e Koniasporit. Në sezonin e shkuar ka luajtur më shumë tek të rinjtë, por duke u grumbulluar nga skuadra e parë në disa raste.

Ndërsa në kampionatin që sapo ka nisur, futbollisti shqiptar i ka nisur të dyja takimet si titullar. Në ditën e djeshme kishte një përballje ndaj Galatasarait, e mbyllur në shifrat 1-1. Daci e nisi nga minuta e parë dhe u largua nga fusha në të 56-tën.

Një ndeshje për t’u vlerësuar nga talenti shqiptar, por ndëshkimi me karton të verdhë në minutat e para e penalizoi për të treguar aftësitë e plota. Daci përfaqëson Maqedoninë, por e ka treguar në disa raste dëshirën për t’iu bashkangjitur Shqipërisë. Në kushtet kur krahu i majtë i sulmit vuan edhe për shkak të “zhdukjes së përkohshme” të Grezdës, ndoshta një ftesë mund të mendohej edhe për Dacin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top