You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Reja e ka punën të vështirë, Loshaj e thotë hapur dëshirën e zgjedhjes: Nuk e harroj ku kam lindur!

Reja e ka punën të vështirë, Loshaj e thotë hapur dëshirën e zgjedhjes: Nuk e harroj ku kam lindur!

Gjatë ditës së djeshme ”Calcioalbanese” ka theksuar se trajneri Reja po provonte që të bindte mesfushorin nga Skënderaj, Florian Loshaj, për ta sjellë te Shqipëria. Aktualisht pjesë e Kosovës U-21 dhe Poli Iasit në Rumani, atje ku e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin.

Kryevepra nga 30 metra që i realizoi Steauas së Bukureshtit ishte për t’u veçuar, ndërsa për herë të parë Loshaj ka dhënë një intervistë për mediat rumune. Mes të tjerash veçon edhe dëshirën e madhe që ka për të luajtur për Kosovën:

“Ishte vërtet bukur që të shënoje ndaj Steauas, pasi goli im na dha fitoren dhe erdhi pas një pjese të dytë shumë të mirë për mua dhe skuadrën. Meritonim të fitonim. Ishte një sukses dhe test i madh. Nëse nuk do e besoja se do të shënoja, nuk do e kisha provuar fare. E pashë hapësirën dhe thashë me vete: “Përse jo?”.

Portieri nuk është për t’u fajësuar. Dëshira ime më e madhe është të përfaqësoj vendin tim Kosovën. Jam gjithashtu edhe qytetar i Belgjikës, por nuk e harroj që kam lindur në Kosovë”, ka thënë Loshaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top