You are here
Home > Kombëtarja > Reja bëhet gati për emocionet e Shqipërisë, ja sa ditë na ndajnë nga takimin me Islandën

Reja bëhet gati për emocionet e Shqipërisë, ja sa ditë na ndajnë nga takimin me Islandën

Edhe pak javë na ndajnë nga rikthimi në fushën e blertë të Kombëtareve, aty ku djemtë kuqezinjë, do të udhëtojnë në një transfertë të vështirë siç është ajo e Islandës. Kjo përballje do të luhet në datë 8 qershor, pra vetëm 19 ditë më pas dhe të dyja skuadrat gjendet gjenden me pikë të barabarta në tabelën e renditjes të grupit H.

Kjo sfidë pritet të jetë përcaktuese për të dyja Kombëtaret, pasi rezultati pozitiv i njërës apo tjetrës, mund ta afrojë gjithnjë e më shumë pranë objektivit të vendit të dytë, që të dërgon automatikisht në finalet e kampionatit Europian. Përsa i përket ekipit tonë Kombëtar, vjen me një risi në stilin e pankinës, teksa ndeshja kundër Islandës do të jetë edhe debutimi i trajnerit të ri, Edi Rejas.

Edhe pse është një transfertë e vështirë, djemtë e Rejas do të tentojnë të marrin maksimumin për të qënë në “valle” për vendin e dytë. Kujtojmë që në dy sfidat e para të eleminatoreve të kampionatit Europian, kuqezinjtë kanë mundur të marrin vetëm tre pikë, po aq sa kundërshtarët e tyre të rradhës. Shqipëria humbi përballë Turqisë në shtëpi dhe arriti të triumfonte përballë Andorës me rezultatin e thellë 0 me 3./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top