You are here
Home > Kombëtarja > Rei Manaj pranë Serisë A? Flet edhe shoku i ekipit: Do të lumturohemi nëse ka skuadër të re!

Rei Manaj pranë Serisë A? Flet edhe shoku i ekipit: Do të lumturohemi nëse ka skuadër të re!

Rey Manaj prej disa ditësh po përflitet për një transferim në Seria A. Skuadra e Xhenovës është e interesuar për të marrë shërbimet e sulmesit shqiptar të Albacete. Në një farë mënyre është gati gati një dëshirë e plotësuar për Manaj i cili kërkonte të rikthehej në Seria A. Ndërkohë nga kampi i spanjollëve kanë nisur të përgatiten për “lamtumirën”.

Së fundmi ka qenë sulmuesi tjetër i Albacete, Javir Acuna, i cili ka folur mbi një largim të mundshëm të bashkëlojtarit të tij. Në një intervistë dhënë për mediat spanjolle, Acuna ka pranuar se lëvizjet e merkatos janë normale për çdo lojtar. Sa i përket Manajt,  sulmuesi paraguajan është shprehur se do të ishte një lëvizje e mirë për shqiptarin, por jo aq e mirë për Albaceten.

“Çdo vit, është normale që disa lojtarë të qendrojnë në skuadër dhe disa të largohen, siç ka dhe shumë lojtarë që afrohen, është normale. Rey është vërtët sulmes i mirë dhe është normale të ketë lajme rreth tij dhe nëse një skuadër e do atë dhe do të paguajë, atëherë është e mbyllur. Gjithsesi, ne jemi shumë të lumtur për të nëse do ketë një skuadër të re por do të jemi edhe shumë të mërzitur nëse ai do të largohet pasi është një lojtar i rendësishëm për ne”- ka thënë Javier Acuna./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top