
Albacete do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në këtë javë për kampionatin spanjoll, teksa do të ndeshet ndaj Granadas. Bëhet fjalë për vendin e parë dhe atë të dytë, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje direkte, ndërsa luftojnë për ngjitjen në elitën spanjolle.
Rei Manaj, që i dhuroi edhe tre pikë në ndeshjen e fundit skuadrës së Albacetes, i ka kthjelluar shokët e skuadrës, duke i pohuar faktin se bëhet fjalë vetëm për një ndeshje të zakonshme përballja me Granadan, që vlen sa gjithë të tjerat.
Ai gjithashtu ka folur edhe për shanset e Shqipërisë rreth një kualifikimit të mundshëm në Europianin e ardhshëm, teksa përjashton nga gara Turqinë një farë mënyre.
“Takimi me Granadën do të jetë i zakonshëm, ashtu si gjithë të tjerat. Kemi edhe 22 përballje të tjera për të zhvilluar, ky është i rradhës. Sa i përket Shqipërisë, përballë nesh kemi rivalë si Franca dhe Islanda që janë gjithmonë të gatshme për të mundur, ndërsa ne do të tentojmë të përsërisim suksesin si në Europianin e Francës”, tha mes të tjerave Manaj. /Shqiperia.ch/