You are here
Home > Futboll Bota > Rei Manaj i shtang të gjithë me golin, festë e çmendur që krijon iluzionin e “La Ligas”

Rei Manaj i shtang të gjithë me golin, festë e çmendur që krijon iluzionin e “La Ligas”

Albacete ka fituar në mënyrë dramatike ndaj Majadahondas me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga sulmuesi shqiptar, Rei Manaj.

I ardhur si zëvendësues në fushën e lojës, futbollisti i Kombëtares i ka shtangur të gjithë, duke realizuar një gol fantastik në afërsi të zonës, e duke treguar nuhatjen që ka për golin. Të gjithë lojtarët kanë shkuar për ta përgëzuar dhe një festë e çmendur ka ardhur nga ana e klubit të Albacetes, që tashmë shkon në vendin e dytë.

Nëse kampionati do të mbyllej në ditën e sotme, ekipi i Manajt së bashku me Granadan do të ngjiteshin në “La Liga”. Megjithatë ka ende kohë për të mbërritur deri në këtë pikë, ndërsa Albacete duhet të ruajë vazhdimësinë e rezultateve pozitive. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top