
‘Vrasës”, kështu do e thërrisnin në stadiumin e Mallorkës futbollistin shqiptar, pas një dueli në ajër me mbrojtësin e këtij ekipi. Mënyra e rënies në tokë nga ana e futbollistit të Mallorkës, bëri që ky i fundit të dërgohej menjëherë në spital, për shkak të situatës së komplikuar në të të cilin ndodhej.
Megjithatë, tifozët vendas e tepruan disi me “sulmimet” ndaj sulmuesit shqiptar. Futbolli ofron edhe momente të tilla, ndërsa ndërhyrja e Manajt për topin, ishte dukshëm e pa qëllimtë për të mbërritur deri në atë situatë.
Kjo situatë është tejkaluar disi dhe tashmë sulmuesi i Kombëtares ka marrë sërish rolin e protagonistit në Spanjë, por këtë herë për mirë. “Marca” e ka kandiduar Manajn për golin më të bukur të javës, atje ku gjenden edhe Linares, Ruben Garcia, Aguardo dhe Carlos Pita. /Shqipëria.ch/