You are here
Home > Futboll Bota > Refuzoi Shqipërinë, rrëfehet Ajeti: Bëra mirë që zgjodha Zvicrën, e dashura vjen me Krishtlindjet

Refuzoi Shqipërinë, rrëfehet Ajeti: Bëra mirë që zgjodha Zvicrën, e dashura vjen me Krishtlindjet

Albian Ajeti, një tjetër futbollist shqiptar për të cilin Kombëtarja jonë luftoi aq shumë për ta marrë në organikën e saj. Por në raste të tilla më shumë sesa dëshira e Federatës për të bërë diçka, është ajo e lojtarit që vendos edhe fundin e historisë.

Sa për Albian Ajetin, gjithçka ishte e qartë me sulmuesin e Bazelit që nuk e llogariti Shqipërinë para Zvicrës. Arsyeja kryesore është karriera e tij, ndërsa synimet e këtij futbollisti janë për të arritur shkallët më të larta dhe kërkon të marrë pjesë në evenimentet më të rëndësishme ndërkombëtare, që me kuqezinjtë do e kishte një mision të vështirë. Së fundmi Albiani është rrëfyer edhe për mediat zvicerane, atje ku ka dhënë një rrëfim për karrierën dhe vendimet e marra derimë tani nga ana e tij.

Një shembull duket për jetën që reklamon jashtë fushe, por Ajeti e humbet vlerësimin që në thelb. Nuk zgjodhi shtëpinë e prindërve të tij që ndoshta ishte paksa më e vjetër, pasi kërkoi sigurinë, luksin dhe kushtet e mira që i ofronte shtëpia e zviceranëve. Në fund kur pyetet për paranë, vjen përgjigja standarte: “Mirë t’i kesh, por bën edhe pa to”.

Shqipëria: “Shtëpia e prindërve të mi. Gjithsesi, vendosa të luaj për Zvicrën dhe jo Shqipërinë”.
Vëllezërit: “Kam dy vëllezër. Adonisi që luan me Chiason, e ishte i dëmtuar për 14-15 muaj. Gjithashtu edhe Ajeti që ishte në Itali dhe erdhi te Grashopërsi. Kemi kontakte të përditshme.
E dashura: “Nuk e kam për momentin. Ndoshta do të vijë diçka për Krishtlindje. Ose vitin tjetër, është rradha ime(Qesh)”.
Paraja: “Mirë t’i kesh ato. Por nuk janë të rëndësishme për mua. Fillimisht është shëndeti”.
Koha e lirë: “Familja dhe shoqëria. Për momentin, të vizitojë dyqanet e ndryshme të zbukuruara edhe për festat e fundvitit”.
Instagrami: “I përfshirë në të, por jo sa më parë. Futem vetëm për pak kohë”.
Ushqimi i preferuar: “Gjithçka gatuan mamaja ime”.
Mamaja: “Do të thotë gjithçka për mua. Nuk ka ditë që nuk flasë me të”.
Kombëtarja: “Ndjenjë fantastike. Bëra mirë që zgjodha Zvicrën”.
Operacionet: “Nuk ia uroj askujt. Dy vëllezërit e mi i kanë kaluar këto ndërhyrje”.
Pushimet: “Do i kaloj me familjen në Dubai”.
Babai: “Ka të njëjtën status si mamaja ime. Do të thotë gjithçka për mua dhe është kontakti im i parë. E kam si një shok, që është edhe kritiku më i madh”.
XBOX: “Nuk jam i varur, as nga Fortniet dhe as nga FIFA. Preferoj të dal jashtë dhe të bëj diçka”. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top