
Spali ka arritur të marrë tre pikë shumë të vlefshme, teksa ka mundur me rezultatin 1-2 në transfertën Torinon. Në një ndeshje që të gjithë e llogarisnin si të humbur Spalin, duke parë formën e të dyja skuadrave.
Jo pak, por 9 ndeshje kishte kjo skuadër që nuk merrte një fitore në Seria A, me herën e fundit që ishte triumfi ndaj Parmës me rezultatin 1-0. Por nëse mbrëmja e sotme ka festë, kjo vjen edhe për shkak të Etrit Berishës.
Goli i parë do të vinte në minutën e 3 nga Rincon që solli avantazhin e Torinos, por në këtë rast, portieri shqiptar nuk mund të bënte më tepër. Në minutën e 32 do të vinte edhe mrekullia ndaj Belotit. Megjithëse ky sulmues ishte afër Berishës, instiktet kanë bërë që të evitonte golin e sigurt dhe të kryente mrekullinë. Ndërhyrje kjo e cila mbajti në lojë Spal dhe në minutën e 42 u barazua rezultati nga Strefezza. Me daljen me karton të kuq nga Bremer në minutë të 56, gjithçka ishte më e lehtë për Petagna që të shënonte në minutën e 81.