You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Redi Jupi krahason Zenelin me Roshin, menaxheri i Kosovës e tepron: U ndez xhelozia!

Redi Jupi krahason Zenelin me Roshin, menaxheri i Kosovës e tepron: U ndez xhelozia!

Redi Jupi ka folur në “Proçesi Sportiv”, duke bërë një krahasim ngjashmërie mes aftësive të Arbër Zenelit dhe Odise Roshit. Kaq ka mjaftuar që lajmi të bëj jehonë në mediat sportive në Kosovë, që e kanë tepruar sa i përket trajtimit.

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka reaguar menjëherë në “Facebook”, duke shkruar vetëm tre fjalë në gjuhën angleze të cilat përkëthehen: “U ndez xhelozia”.

Sigurisht që e gjitha kjo është një situatë e tepruar dhe krejtësisht e evitueshme, pasi fut frymën e përçarjes. Bajram Shala ka një pozicion drejtues te përfaqësuesja e Kosovës, prandaj fjalët e tij kanë një peshë të madhe dhe duhet të jenë më të rezervuara. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top