You are here
Home > Kryefaqja > Realizimi i një ëndrre fëmijërie, ekipi i Milanos nis kontaktet për të marrë mbrojtësin shkodran

Realizimi i një ëndrre fëmijërie, ekipi i Milanos nis kontaktet për të marrë mbrojtësin shkodran

“Ëndrra ime që kur isha i vogël, ka qenë për të luajtur me Interin. Jam një tifoz i kësaj skuadre”, kështu u shpreh mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj, shumë kohë më parë. Tashmë një ëndërr e tillë është shumë pranë realizimit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, kanë nisur kontaktet mes Interit dhe agjentit të shqiptarit, Xhuifredi. Gjithçka mund të përmbyllet shumë herët, që me fundin e sezonit Hysaj të shkoj menjëherë për t’iu bashkuar zikatërve.

I vetmi dyshim në gjithë këtë operacion për marrëveshje, ngelen hipotezat e shumta për një largim të Hysajt, por këtë herë nuk flitet vetëm për fjalë. Interi e kërkon Hysajn  dhe një marrëveshje e tillë mund të mbyllet para merkatos së verës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top