Padyshim që WWE është arena që tërheq më shumë shikues nga mbarë bota, sa i përket “dueleve” të supozuara që zhvillohen, me kundërshtarët që e tejkalojnë imagjinatën në përballjen e forcës me njëri-tjetrin. E kemi quajtur “dashuri fëmijnore”, pasi e tillë është kjo në fjalë. Të gjithë e kemi ndjekur WWE në moshë të hershme, derisa llogjika e qartë vihet në funksionon, për të kuptuar gjithë skenarin dhe trillimin e saj.
Por pavarësisht se gjithçka kuptohet lehtësisht, deri diku, WWE ka një numër të frikshëm ndjekësish kur transmetohet në të gjithë botën, me një pjesë të konsiderueshme që i përket grupmoshës së vogël. Madje shifra shkon deri aty, aqsa nuk arrihet edhe nga takimet e boksit dhe MMA-së bashkë, që janë ndeshje të vërteta dhe ku gjithçka provohet me forcën reale.
Por kush janë truket e vërteta që përdoren në këtë sport? E nisim që nga emri, që është edhe baza e saj. WWE do të thotë “World Wrestling Entertainment”, pra e gjitha një argëtim. Shumë prej protagonistëve të saj luajnë edhe filma, si aktor të mirfilltë. Prapa gjithë ndeshjeve fshihet një skenar i mirëorganizuar, që nis që nga ulëset e para të shikuesve, kur “dueli” duhet të shkojë përtej ringut. Për të vazhduar më tej, arena ku protagonistët ndeshen me njëri-tjetrin, pra ringu, është i veçantë dhe me armotizim.
Po aq të veçanta janë edhe karriget dhe tavolinat e përdoruara në WWE, që nuk kanë asnjë ngjashmëri të vetme me ato realet. Protagonistët e kësaj arene bëjnë shumë ditë prova për të arritur në atë teatër të bukur që shfaqet në fund, aqsa besohet edhe nga shumë shikues nëpër botë, pasi kujdesi shkon deri për detajin më të vogël. Pra çdo grusht apo shkelm i supozuar në duel, është i trilluar dhe pjesëmarrësit aty dalin pa asnjë krisje të vetme. Ndërsa kur flitet për lojtarët që kërkojnë të dalin nga këto rregulla dhe të kthejnë inatet personale në ring, ata përjashtohen menjëherë nga WWE. /Shqiperia.ch/