You are here
Home > Kryefaqja > Reagimi i Alioskit pas skandalit: Nuk ma ndalojnë gjuhën shqipe, kam dhënë gjithçka për Maqedoninë

Reagimi i Alioskit pas skandalit: Nuk ma ndalojnë gjuhën shqipe, kam dhënë gjithçka për Maqedoninë

Një skandal i vërtet ka ndodhur me lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskin. Ky i fundit u përzu në vendin që përfaqëson, në një restorant në Prilep më saktësisht, pasi nisi të fliste gjuhën shqipe me familjarët.

Për herë të parë ka reaguar vetë futbollisti i Lids në lidhje me këtë ngjarje, duke e quajtur të turpshme atë që ndodhi në “La Strada”: “Kam përjetuar një eksperiencë aspak të këndshme në restorantin “La Strada” në Prilep dhe e gjitha kjo sepse unë po flisja gjuhën shqipe me familjen. U degradua shumë situata.

Unë jam një lojtar i përfaqësueses së Maqedonisë dhe gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë vend. Luaj nga zemra. Duke thënë këtë, nuk ka asnjë arsye që të më ndalojnë për të folur me familjen gjuhën e mëmëdheut, atë shqipe. Ishte një turp i madh ajo që më ndodhi dhe shpresoj se nuk do të përsëritet me asnjë tjetër”, ka thënë Alioski. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top