You are here
Home > Futboll Bota > Rasti Januzaj! Njeriu i Botërorit dhe historia e veçantë, i përkëdheluri i fatit rivjen nga…zhdukja!

Rasti Januzaj! Njeriu i Botërorit dhe historia e veçantë, i përkëdheluri i fatit rivjen nga…zhdukja!

Lojtari me origjinë shqiptare që është pjesë e Kombëtares së Belgjikës, Adnan Januzaj, është grumbulluar nga trajneri Martinez, për të qënë pjesë e tyre në dy sfidat e rradhës të “Ligës së Kombeve”, atë kundër Islandës dhe kundër Zvicrës.

Januzaj kohë më parë u përfol si një nga talentet më me shumë të ardhme, por rënia e tij ndodhi shumë shpejt, ndërsa tashmë luan me Real Sociedad. Ndërsa u rrit dhe e nisi karreirën e tij nga maja praktikisht, me Manchester United. Koha kalon dhe njeriu i Botërorit ashtu siç mund të quhet ndryshe është rikthyer në fushën e lojës me Sociedadin. Me këta të fundit pas shumë kohësh arriti të ishte protagonist mbrëmë, ndërsa dhuroi edhe një assist në fitoren që mori skuadra e tij ndaj Levantes.

Meshushori 23-vjeçar tashmë është thirrur në apel nga Belgjika për të qënë pjesë e tyre në sfidat e nëntorit. E për t’iu rikthyer përcaktimit të mëparshëm, çuditërisht Januzaj zhduket gjatë gjithë kohës së kampionateve, deri në momentin që nis Botërori. Supozohet që aty të shkojnë lojtarët më të mirë dhe me më shumë minuta në këmbë gjatë sezonit, por futbollisti shqiptar, i përkëdheluri i fatit dhe trajnerëve, gjithmonë e ka një ftesë të siguruar në mënyrë paksa të pazakontë.

Futet në fushë disa minuta në Botëror, arrin të shënojë një gol, merr vëmendjen e gjithë tifozëve dhe mediave të huaja, për t’u zhdukur sërish më pas… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top