You are here
Home > Kryefaqja > Rasti i veçantë/ Shihet si e ardhmja e Kombëtares, Bare pjesë e Malagës së parë sa për…stërvitje!

Rasti i veçantë/ Shihet si e ardhmja e Kombëtares, Bare pjesë e Malagës së parë sa për…stërvitje!

Keidi Bare u largua nga ekipi i Atletiko Madridit drejt Malagas gjatë këtij sezoni, për të pasur më shumë hapësira në fushën e lojës.

Tek ekipi i Simeones sigurisht që mundësia për të qenë në fushë ishte e pakët, pasi vetë konkurrenca dhe emrat që ka kjo skuadër, nuk të lënë shumë shpresa. Mesfushori i Shqipërisë zgjodhi të largohej drejt Malagas, atje ku e pritën krahëhapur.

Sa e pakuptueshme ishte në fillim gjendja se çfarë projekti kishte klubi spanjoll me Baren, po e njëjta situatë është edhe sot që kanë kaluar shumë javë kampionati. Futbollisti që shihet si më premtuesi që kanë Shpresat, është pjesë e Malagës së parë gjithmonë sa për stërvitje, për të kaluar më pas në ekipin e dytë kur bëhet fjalë për zhvillimin e ndeshjeve.

Që në momentin kur Bare iu bashkua kësaj skuadre, drejtuesit ia bënë të qartë se do të kalonte në skuadrën e dytë, por duke i lënë derën hapur për kalimin në ekipin e parë. Megjithatë, ky kalim duket sikur po zgjat pak më tepër nga çfarë ishte parashikuar… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top