
Ardian Ismajli është një ndër lojtarët më të përfolur kohët e fundit, teksa me lajmin e bërë të ditur pak ditë më pare nga “Supersport”, lojtari është pajisur me pasaportë shqiptare dhe do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.
Ditën e djeshme thuhet se trajneri i Shqipërise, Kristian Panuçi, ka telefonuar të gjithë futbollistët që do të jenë të grumbulluar në sfidat e nëntorit. Dyshime ka të shumta dhe për këdo lojtarë, por vëmendja më e madhe është ajo e Ardian Ismajlit, teksa ky i fundit ka qënë pjesë e grupmoshave të Kosovës dhe kapiten i U-21 të dardanëve. Lojtari është pjesë e Hajdukut të Spilitit ku kohët e fundit në klubin kroat ai ka fituar një vend titullari.
Për 22-vjeçarin kishte shumë kërkesa si nga Shqipëria por gjithashtu edhe nga Kosova, ndonëse tek këta të fundit nuk arriti të gjente dot hapësirat në formacionin e Shaland. Me publikimin e listave të lojtarëve të grumbulluar, çdo dyshim do të shuhet dhe do të marrë fund përsa i përket mbrojtësit, ndërkohë që nuk mund të përjashtohet mundësia që emri i tij të gjendet edhe te Kosova. /Shqiperia.ch/