
Ansi Agolli nuk është grumbulluar tek lista e Kombëtare për dy ndeshjet e rradhës të Shqipërisë. Ish kapiteni i kuqezinjve në dy ndeshjet e fundit të tyre ishte në skuadrën e Shqipërisë, por pa u aktivizuar asnjë minutë të vetme. Që në fillimin e aventurës së tij, Panucci u shpreh se tek Kombëtarja që po ndërton ka nevojë për lojtarët e së ardhmes.
Ditën e sotme lojtari që luan me Karabak në Azerbajxhan, nuk është ftuar në ekipin e italianit. Në ndeshjet e fundit të skuadrës ku ai bën pjesë, nuk ka patur shumë minuta, ndoshta kjo dhe për shkak të moshës së tij. Forma e legjionarit këtë periudhë, nuk ka qënë në majat e saj, ndonëse futbollisti është tashmë në rënie të formës fizike.
Me sa shikohet, ish kapitenit po i vjen fundi në karrierën e tij tek Kombëtarja e Shqipërisë. Kjo gjë nuk do të thotë dyshime mbi aftësitë e Ansi Agollit, pasi cdo gjë ka një fillim dhe një mbarim.
Rasti i Agollit mund të quhet disi i pazakontë, pasi mbrojtësi prezantohej gjithmonë si kapiteni i Kombëtares në konferencën për shtyp, më pas nuk aktivizohet asnjë minutë në fushë. Të paktën, këtë herë Agollit do i hiqet shiriti edhe nga konferenca e shtypit. /Shqipëria.ch/