You are here
Home > Futboll Bota > Rasti i francezit Bela/ Golin për shqiptarin dhe i morri hua festimin për të poshtëruar rivalët

Rasti i francezit Bela/ Golin për shqiptarin dhe i morri hua festimin për të poshtëruar rivalët

Albasete është ndalur në një barazim me rezultatin 1-1 në transfertë ndaj Granadas në ndeshjen e djeshme, ku përballeshin dy vendet e para të cilat luftojnë për ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll.

Rreth minutës së 20 të takimit, Rei Manaj ka pësuar një dëmtim fatal, teksa është larguar me barrelë nga fusha, për të shkuar në spital. Të gjithë i trembeshin një dëmtimi në tru, por fatmirësisht sulmuesi shqiptar ka dalë nga spitali.

Sa i përket takimit të djeshëm, fillimisht do të ishte Albasete që do të kalonte në avantazh ndaj Granadas, falë golit të mesfushorit francez, Jeremy Bela. Ky i fundit ka shkuar menjëherë te kamerat, duke formuar me gishta numrin 22, që mban Manaj në fanellë. Por nga ana tjetër, lojtari francez për të kujtuar sërish Manajn dhe poshtëruar rivalët, ka imituar shqiptarin edhe në festim. Me duart në vesh si për të nxitur thirrjet raciste të ardhura nga vetë lojtarët e Granadas ndaj lojtarit në fjalë, Bela festoi golin e 6 në 15 takimet e zhvilluara. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top