You are here
Home > Kombëtarja > Rasti i Durmishajt, Mavraj e kishte paralajmëruar: Në Greqi të prishin edhe trurin!

Rasti i Durmishajt, Mavraj e kishte paralajmëruar: Në Greqi të prishin edhe trurin!

Çështja e Fiorin Durmishajt u duk se lindi papritur te Shqipëria, me sulmuesin tonë që do të kalojë te Greqia. Një vendim i guximshëm ky, i një lojtari që jo vetëm e mohon atdheun e tij, por bën edhe zgjedhjen më të keqe të mundshme.

Gjithsesi nëse kthehemi pak mbrapa në kohë dhe shohim gjithë situatën e përgjithshme, ndoshta nuk ka vend shumë për habinë. Kjo pasi Greqia përdor politika nga më të ndryshme, deri te ato më të ulëtat që janë kërcënimet, për të bindur lojtarët që të ndryshojnë vendimet e tyre. Kapiteni aktual i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, do e pasqyronte më së miri situatën në Greqi.

Teksa ishte duke bashkëbiseduar me Migjen Bashën në rrjetet sociale, në formën e humorit, Mavraj nuk e mendoi gjatë të nxirrte gjithë mllëfin e tij për padrejtësinë që iu bë në Greqi. “Si duket ty të paskan prishur sytë vëlla, ske faj sepse atje të prishin edhe trurin”. Kështu do t’i shprehej mbrojtësi i Shqipërisë, Migjen Bashës, duke iu drejtuar për ambientin në të cilin mesfushori shqiptar është duke punuar ende, te Arisi. A mund të jetë ky edhe rasti i Durmishajt? Një gjë mund të thuhet me siguri, nuk flitet më për të njëjtin lojtar që dikur mbronte Shpresat e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top