You are here
Home > Futboll Bota > Rasti i çuditshëm i Rubin Hebajt, golashënues pa luajtur kurrë në formacion

Rasti i çuditshëm i Rubin Hebajt, golashënues pa luajtur kurrë në formacion

Rubin Hebaj la Vllazninë verën e shkuar për t’u rritur te Domzhale në kampionatin slloven, një trampolinë e mirë drejt Europës së madhe.

Është vetëm 19 vjeç shkodrani, nuk shkoi me premtimin se do të luante gjithnjë, por është një investim i rëndësishëm i Domzhales, që po mundohet ta rritë si duhet, pa presionin e rezultatit dhe golave vendimtarë.

Këtë sezon Hebaj ka luajtur titullar vetëm në kupë, ku e ka gjetur golin, por në kampionat ka luajtur 13 herë, gjithnjë nga stoli.

Në sulm Domzhale ka lojtarë shumë cilësorë, mjafton të përmendet Agim Ibraimi, i transferuar në janar, por gjithsesi është Hebaj lojtari me më shumë rendiment te Domzhale.

Edhe dje sulmuesi i Shqipërisë U-21 u fut në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Aluminij dhe 15 minuta pasi u fut, shënoi golin e fitores 2-1 për skuadrën e tij, që do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Vetëm 5 lojtarë kanë shënuar më shumë se Hebaj këtë sezon te Domzhale, por shkodrani ka një rekord: 4 golat e tij i ka shënuar në pak më shumë se 300 minuta futboll, pra gol çdo 80 minuta. I vetmi që i afrohet është sulmuesi xhamajkan Nikolson, gol çdo 100 minuta pak a shumë.

View image on Twitter
/Sportekspres

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top