You are here
Home > Futboll Bota > Rasti/ Derbi i Strakoshës nuk mund të luhet nën dritën e prozhektorëve, Roma-Lazio ndez kryeqytetin italian

Rasti/ Derbi i Strakoshës nuk mund të luhet nën dritën e prozhektorëve, Roma-Lazio ndez kryeqytetin italian

Roma-Lazio është një nga derbit më të zjarrtë në Europë, jo vetëm në fushën e blertë, por dhe nga ana tifozerike, e cila  është dhe e veçanta në këtë sfidë. Kryeqyteti Italian, Roma, sot mban qetësinë e plotë përara kësaj super ndeshje. Derbi është derbi, edhe si çdo vend tjetër dhe në Itali përdoret dhe shprehja “Derbi nuk luhet, derbi fitohet”.

Derbi Italian është një ndër më të veçantët, pasi si lacialët dhe romanët, kanë një histori të madhe në kampionatin italian, por dhe midis njëra tjetrës rivaliteti është i jashtëzakonshëm. Skuadra e Lazios gjendet në vendin e 4 me 12 pikë, ku në ndeshjet e fundit ka patur një vazhdimësi tepër të mirë dhe ka katër fitore rradhazi.

Përsa i përket ekipi të Romës, nuk është në një fomë të mirë, pasi dhe rezultatet në këto 6 javë të para të “Seria A”, kanë qënë zhgënjyese. Pavarsisht  gjëndjeve të skuadravë, kjo përballje është nga ato që shumë pak veta e marrin për bazë, pasi derbi është derbi, dhe të gjithë lujnë për ta fituar.  Roma-Lazio luhet ditën e sotme në orë 15:00 në stadiumin “Oilimpiko” të qytetit të Romës.

Në vitet e fundit derbi Italian luhet në oren 15:00, pasi dhe përplasjet e tifozerive kanë qënë të shumta, ku shpeshherë ka patur dhe shumë tifozë të lënduar, dhe në çdo sfidë të tyre përleshjet kanë qënë të mëdha. Për këtë arsye kjo sfidë luhet nën dritën e diellit, pasi dhe forcat e rendit e kanë më të lehtë për të kontrolluar rrugët e qytetit dhe tifozeritë gjithashtu. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top