You are here
Home > Kryefaqja > Raste flagrante dhe me tre kartona të kuq, Shkëndija e mbyll me turp Europën

Raste flagrante dhe me tre kartona të kuq, Shkëndija e mbyll me turp Europën

Shkëndija e Tetovës ka zhgënjyer edhe në ndeshjen e dytë ndaj Dudelanges, duke barazuar me rezultatin 1-1 në transfertë dhe duke dalë nga Europa. Madje edhe goli i barazimit do të vinte në minutat e fundit me goditje dënimi, atëherë kur gjithçka ishte mbyllur. Nervat nuk mund të mbaheshin nga lojtarët e Shkëndijës, teksa në sekondat e fundit janë ndëshkuar edhe me dy kartona të kuq, ndërsa Musliu kishte dalë nga fusha në minutën e 85.

Ekipi shqiptar duket se ka ndryshuar tërësisht me paraqitjen e bërë në Europë këtë sezon, për të dalë nga të gjitha pritshmëritë e tifozëve.

Zhgënjimin e madh do e vuaj pikësëpari trajneri Qatip Osmani, që sipas gjasave pritet të shkarkohet pas këtij dështimi. Fillimisht Shkëndija do të largohej nga “Champions League” nga amatorët e Kalju. Për të mbërritur edhe në këtë eliminim nga ekipi i Luksemburgut, që e bën Shkëndijën të mos kaloj asnjë tur të vetëm në Europë.

E keqja nuk mbaron këtu, pasi në tre ndeshjet e mëparshme që Shkëndija ka shënuar gol, të gjitha kishin ardhur ardhur nga penalltia. Futbollistët kuqezinjë e kanë humbur tërësisht shënjestrën për të shënuar një gol të vërtet, duke shpërdoruar edhe raste fëmijnore përpara kundërshtarëve modestë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top