
Një rast i pazakontë ka ndodhur në Itali, në ndeshjen ku është aktivizuar edhe mbrojtësi shqiptar, Shaqir Tafa. Takimi i Cuneos dhe Pro Piacenzas ka përfunduar me rezultatin 20-0, ndërsa 16 gola janë realizuar vetëm në pjesën e parë.
Arsyeja? Ekipi i Pro Piacenzas gjendet në grevë, me lojtarët e papaguar që prej një kohë të gjatë. Ata kanë refuzuar në tre ndeshjet e fundit të zbresin në fushën e lojës në Serie C, duke humbur në tavolinë me rezultatin 0-3. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte edhe në përballjen me ekipin e Shaqir Tafës, atëherë Pro Piacenza do të përjashtohej nga kampionati në bazë të rregullave.
Ata janë paraqitur me vetëm 7 futbollistë fëmijë në letër(kanë qënë 8 në fushë, por një prej tyre nuk e ka dokumentin) dhe pa stafin teknik. Kjo ka sjellë edhe një ndeshje teatrale, që është mbyllur pa nisur mirë. Ndërkohë “SportPiacenza.it” ka ndaluar të transmetojë përditësimin e ndeshjes, pas asaj “farse” që po krijohej në fushë. /Shqiperia.ch/