You are here
Home > Kombëtarja > Rashica shpërtheu për lënien në stol, Shaland i tregon vendin: Luan vetëm 10 minuta

Rashica shpërtheu për lënien në stol, Shaland i tregon vendin: Luan vetëm 10 minuta

Nëse ke Rashicën në skuadër, atëherë duhet të tregosh kujdes, sepse ky lojtar nuk bën kompromis me stolin apo me lënien jashtë llogarive.

E provoj De Biasi në Francë e në një kohë që talenti shqiptar nuk kishte kontribuar asgjë në kualifikueset e atij europiani, futbollisti i Verderit nuk e mendoi dy herë, duke e lënë Shqipërinë.

Tashmë një situatë e ngjashme pakënaqësie përsëritet te Kosova, teksa Shaland ka ulur në stol Rashicën. Ky i fundit ka shpërthyer pasi morri vesh vendimin, duke mos pranuar lënien në stol. I pyetur nga gazetarët, trajneri i Kosovës në përfundimin e ndeshjes shprehet se Rashica luan vetëm 10 minuta me Verderin, ndërsa Zhegrova që mori vendin e tij ka pasur gjithmonë më shumë hapësirë.

“Pse njerëzit mendojnë që Rashica duhet të startojë gjithmonë? Ai luan vetëm 10 minuta te Verderi, por Zhegrova ka luajtur më shumë si në kampionat ashtu edhe në Europa Ligë”, ka thënë Shaland. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top