You are here
Home > Kryefaqja > Rashica pas kryeveprës: Goli shkon për Fadil Vokrrin, na penalizoi terreni

Rashica pas kryeveprës: Goli shkon për Fadil Vokrrin, na penalizoi terreni

Kosova gaboi ndaj Ishujve Faroe. Ekipi i Shaland u hodh në fushë me vetbesim, por vendasit surprizuan. Barazimi 1-1 me tepër se të gjithë favorizoi ndjeksit e Azerbaxhanit. Milot Rashica ishte protagonisti i vetëm në këtë takim me golin e tij të parë. Sulmesi realizoi në rrjet një gol në minutën e 9′ por ishullorët surprizuan në pjesën e dytë. Në një prononcim për “SuperSport” Rashica u shpreh se terreni i vështirë ishte një ndër faktorët për mos realizimin e golit të dytë ndërsa në dy ndeshjet e rradhës, sulmesi premtoi rezultat për kualifikim.

“Jam lumtur për golin por do të isha më i lumtur nëse do të kishim fituar. Kemi pasur disa raste, por edhe Ishujt kanë bërë një paraqitje të mirë. Mund të them se fusha ka qenë në gjëndje të keqe. Madje edhe pasimet më të thjeshta ishin të vështira. Golin ia dedikoj familjes, por edhe tifozët që më kanë përkrahur. Gjithashtu ky gol shkon për Fadil Vokrrin. Nëse do të kishim marr 3 pikë sot do të ishte gjithçka e mbyllur. Në dy ndeshjet e tjera duhet të jemi shumë të përqëndruar pasi diferenca nuk është shumë e madhe”- ka mbyllur promoncimin Rashica. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top