
Milot Rashica sapo ka dhënë një intervistë të pazakontë për kanalin zyrtar të Werder Bremenit. Ky futbollist po kthehet në një idhull për tifozët, pasi ka shënuar edhe dy gola në takimin e fundit me ekipin e njohur gjerman.
Duke parën ndjeshmërinë e tifozëve kundrejt këtij lojtari, “Werder TV” ka zgjedhur të intervistojë sulmuesin shqiptar në një mënyrë të pazakontë. Kështu ai është vënë gjithmonë pëpara disa pyetjeve dhe dy zgjedhjeve të vetme. “Shqiperia.ch” ka përzgjedhur pyetjet më interesante, ndërsa Rashica është mjaft i dashuruar pas flisë, por zgjedh edhe Kosovën para klubit ku luan.
Gjermanisht apo anglisht? Anglisht!
Rashiza apo Rashika? Rashiza. Edhe në Holandë kishin problem të tilla.
Rashica apo raketë? (Qesh) Varet nga ju. Për mua, Rashica raketa. Ose e lëmë Rashica më mirë.
Kosova Vushtri apo Vittese Arnheim: (Mendohet) Vushtria është ekipi im i parë, ndërsa me Vitessen bëra hap të madh. Zgjedh Kosova Vushtri.
Kosova Vushtri apo Werder Bremen: Meqë e zgjodha njëherë, tani shkoj për Ëerder Bremenin(Qesh).
Bundesliga apo Eredivisie: Bundesliga!
Play Station apo Xbox: Play Station!
FIFA apo PES: FIFA!
Jeta jote pa telefon apo pa futboll: Pa futboll e vështirë, do ishte mirë pa telefon(Qesh).
Instagram apo snapchat: Instagram!
Fli apo kebapa(ushqim): Flija është me e mira!
Bar apo disko: Bar!
Hazard apo Salah: Salah!
Zidan apo Figo: Zidan!
Ronaldo apo Mesi: Ronaldo!
Ronaldo apo Rashica: Rashica!
Rashica apo Lala: (Qesh) Altin Lala!
Numri 7 apo 11: Numri 7!
Werder Bremen apo Kosovën: (Qesh) Kosovën. Jemi të rinjë, prandaj më duhet të ndihmoj vendin tim.