Milot Rashica vazhdon të mbështetet shumë nga ekipi i Werderit, duke parë talentin e madh që zotëron shqiptari. Megjithatë kohët e fundit nuk ka qenë aspak të mira nga ana psikologjike për këtë lojtar, që ka shpërdoruar shumë dhe nuk ka arritur të gjejë golin me gjermanët.
Në këtë mënyrë, Rashica e ka përjetuar paksa keq mungesën e realizimit të golit, megjithëse nga drejtuesit e ekipit ka pasur një mbështetje të pakushtëzuar. Në fazën përgatitore që Werder Bremeni po zhvillon, Rashica është në kujdesin e një psikologu, për të kontrolluar stresin e akumuluar.
Trajneri Kohfeld mban të njëjtën linjë sa herë bëhet fjalë për lojtarin shqiptar, duke e cilësuar si të jashtëzakonshëm: “Miloti ka bërë një hap të madh, pas një udhëtimi shumë të vështirë. Ai është i jashtëzakonshëm, thjeshtë duhet të bëj pak më mirë në pjesën mbrojtëse”, u shpreh tekniku i Werderit. /Shqiperia.ch/