You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Rashica ka shqetësime dhe Werderi në alarm, trajneri detyrohet të qetësojë tifozët

Rashica ka shqetësime dhe Werderi në alarm, trajneri detyrohet të qetësojë tifozët

Këtë vit futbollistik të 2019, Milot Rashica po kalon një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij të Verder Bremenit, teksa shpeshherë ka qënë deçiziv me golat e tij. Brenda pak javëve dardanasi është shndëruar në lojtarin më të rendësishëm të klubit gjerman, duke mundur të jetë edhe protagonist në fushën e blertë.

Nga mediat gjermane, ditën e sotme raportohet se Rashica është tërhequr nga stërvitja, duke mos e përfunduar seancën që ishte programuar. Kjo ka ndodhur sepse lojtari shqiptar kishte ndjerë një shqetësim në kraharor, por duket se nuk është shumë serioze. Këtë gjë e ka konfirmuar menjëherë edhe trajneri i tij, Kohfeld, i cili ështe detyruar të jap shpjegime për të qetësuar tifozët, duke ditur vlerën e madhe të Rashicës.

“Nuk mendoj se ka një gjë serioze, megjithëse Rashica pati shqetësime në kraharor dhe nuk e mbylli stërvitjen”, tha tekniku i gjermanëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top