
Werder Bremeni është kualifikuar më tej në Kupën e Gjermanisë, pasi ka mundur ekipin më të mirë, Dortmundin.
Koha e rregullt ka përfunduar me rezultatin 1-1, falë golit të shënuar në minutën e 5 nga Milot Rashica. Futbollisti shqiptar do e nuhaste bukur golin, pas një krosimi të ardhur nga goditja e dënimit. Takimi do të barazohej për të shkuar në kohën shtesë, atje ku do të realizoheshin edhe nga dy gola për secilën skuadër.
Kështu rezultati përfundimtar do të ishte 3-3, ndërsa Werder Bremeni barazoi në minutën e 119 me Harnik. Një fitore dramatike kjo për skuadrën e Milot Rashicës nëpërmjet pikës së penalltive, që nuk mund ta festonte në mënyrën më të mirë 120-vjetorin. /Shqiperia.ch/
⏱ 29′
The birthday celebrations continue for these 8,000 fans ??
⚽ 0-1 #Werder #BVBSVW pic.twitter.com/i3ulbcJWBZ
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) February 5, 2019