
Suksesi i Ranierit me Leiçesterin ishte padyshim thyerja e ligjit dhe tejkalimi i çdo imagjinate. Që ekipet e vogla të fitojnë në një ose dy ndeshje kishte ndodhur edhe më herët, por që të fitohej një kampionat si “Premier League”, kjo nuk e ka një të dytë.
Kreditet e Ranierit u rritën së tepërmi, por që pas asaj përralle të bukur, për këtë trajner nuk ka më funde të lumtura. Madje edhe vetë mrekullitë mund të ndodhin vetëm njëherë. Pas atij dështimi te Fulhami, tekniku italian mori drejtimin e Romës.
Një turpërim më vete ishte ky i sotmi ndaj Napolit, ndërsa për skuadrën kryeqytetase, ishte sikur të mos kishin dalë farë lojtarët në fushë. Humbje me rezultatin 1-4 ndaj skuadrës së Ançelotit, që është mundur në çdo aspekt. Elseid Hysaj ka luajtur një ndeshje thuajse fantastike, duke qënë i pakalueshëm në krahë, ndërsa ka dalë i dëmtuar në minutën e 68 për t’i lënë vendin Malkuit. /Shqiperia.ch/