
Ekipi i Rangersit do të ndeshet në transfertën e sotme ndaj Livingstonit, takim i vlefshëm ky për kampionatin skocez të futbollit.
Klubi i cili drejtohet nga ana e Steven Gerrardit duket të jetë kthyer në ecurinë pozitive të rezultateve, teksa në ndeshjet e fundit fitorja është mëse e zakontë për skocezët. Ashtu si edhe në takimet e mëparshme, Eros Grezda do e nisë nga stoli takimin ndaj Livingstonit.
Sipas të gjitha gjasave, talenti shqiptar do të aktivizohet në pjesën e dytë, për t’i bërë edhe njëherë për vetë tifozët, ashtu siç bëri në ndeshjen e Kupës ndaj Ayr-it.
Formacioni zyrtar
Rangers: McGregor, Tavernier, Goldson, Worrall, Barisic, Ejaria, Coulibaly, Arfield, Candeias, Morelos, Lafferty.
Rezervat: Foderingham, Katic, Halliday, McCrorie, Grezda, Kent, Middleton.