
Tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e merkatos së dimrit, ku skuadrat kanë filluar të zyrtarizojnë përforcimet e para. Tek klubi i Glasgu Rangers, sipas medias prestigjoze “Sky Sport”, konfirmojnë se përforcimi i parë i ekpit të drejtuar nga Gerrard, është mesfushori Defoe.
Për lojtarin 36-vjeçar është arritur një akord mes klubit skocez të Rangersave dhe Bournemouthit për një huazim 18 mujor të Defoe. Skuadra e legjendarit të Liverpoolit, Gerrard, është përforcuar me një lojtarë me shumë eksperiencë, që mendohet se do të ndihmojë Glasoun drejt titullit kampion.
Me afrimin e Defou, është rritur edhe konkurenca për legjionarin e Kombëtares Grezda, pasi anglezi luan në të njëjtin pozicion me mesfushorin shqiptar. Duket se gjërat po ndërlikohen pë Erosin, teksa ky i fundit duhet të tregojë sa më shpejtë vlerat e tij në fushën e lojës, pasi konkurenca i është shtuar ndjeshëm.
Mjafton të kujtojmë që Grezda deri në këtë fazë të kampionatit skocez, ka mundur të shënojë vetëm dy gola dhe gjithashtu ka marrë komente negative për lojën që ka zhvilluar. Për legjionarin e Kombëtares është koha që të tregojë se sa vlen, përndryshe nuk do të jetë e largët dita që do ta shohim vetëm në stolin rezervë./Shqiperia.ch/