You are here
Home > Kombëtarja > Ramadani dëshironte Maqedoninë, leksioni i Alilit: Vetëm kur dëgjonin himnin e Shqipërisë…

Ramadani dëshironte Maqedoninë, leksioni i Alilit: Vetëm kur dëgjonin himnin e Shqipërisë…

Fustalli është gjithashtu një pikë e ndezur e sportit për shqiptarët, ndërsa protagonistë të ndryshëm kanë sërish po të njëjtat dilema në zgjedhjen e Kombëtares, ashtu si edhe në futboll. Ashtu siç raportuam edhe në ditën e djeshme, Jakup Ramadani bëri një zgjedhje aspak për t’u përgëzuar.

Mes shumë telefonatash dhe thirrjesh nga trajneri i Shqipërisë në futsall, Ramadani zgjodhi t’i bashkohej Maqedonisë. Por nga krahu tjetër ka edhe raste krenarie, si Ylber Alili. I lindur në Kumanovë, në emisionin “Sportmania”, Alili është shprehur se përfaqësimi i Shqipërisë, është një emocion më vete që kulmon te himni.

“Ishte ëndërr personale e imja Shqipëria, për ta veshur këtë fanellë. Më është realizuar dhe mund të them se që kur dëgjon himnin kombëtar, është një ndjenjë thjeshtë e papërshkrueshme”, u shpreh Alili. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top