You are here
Home > Kombëtarja > Ragip Xhaka komenton shqiponjën e Granitit: Nëse luan për Zvicrën, duhet të kesh kujdes!

Ragip Xhaka komenton shqiponjën e Granitit: Nëse luan për Zvicrën, duhet të kesh kujdes!

Babai i Taulantit dhe Granit Xhakës është i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur Kombëtaren dhe djalin e tij të vogël, Taulant Xhaka. Ai është shprehur se është krenar që një nga djemtë e tij luan për vendlindjen. Gjithashtu ai komentoi dhe për shqiponjën me dy krerë që bëri Graniti në Botrorin e Rusisë, e që mori vëmendjen e gjithë botës.

“Kam emocione të mëdha, gjeta kohën për të ardhur në Elbasan për të parë takimin mes Shqipërisë dhe Izraelit. Shqipëria është një skuadër shumë e fortë, ka lojtarë të mirë në Kombëtaren tonë dhe në drejtimin e Panuçit, mendojmë se do arrijmë suksesin.

Zvicra e di se simboli i shqiptarëve është shqiponja. Ajo që u bë në Zvicër nuk ishte shumë rënd. Nuk ishte politikë, por emocional.  Nuk kishte gjë të keqe, por kur mbron ngjyrën e një kombi tjetër, duhet të kesh kujdes atëherë, jo të tregohesh shumë emocional.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top