Babai i Taulantit dhe Granit Xhakës është i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur Kombëtaren dhe djalin e tij të vogël, Taulant Xhaka. Ai është shprehur se është krenar që një nga djemtë e tij luan për vendlindjen. Gjithashtu ai komentoi dhe për shqiponjën me dy krerë që bëri Graniti në Botrorin e Rusisë, e që mori vëmendjen e gjithë botës.
“Kam emocione të mëdha, gjeta kohën për të ardhur në Elbasan për të parë takimin mes Shqipërisë dhe Izraelit. Shqipëria është një skuadër shumë e fortë, ka lojtarë të mirë në Kombëtaren tonë dhe në drejtimin e Panuçit, mendojmë se do arrijmë suksesin.
Zvicra e di se simboli i shqiptarëve është shqiponja. Ajo që u bë në Zvicër nuk ishte shumë rënd. Nuk ishte politikë, por emocional. Nuk kishte gjë të keqe, por kur mbron ngjyrën e një kombi tjetër, duhet të kesh kujdes atëherë, jo të tregohesh shumë emocional.