You are here
Home > Kryefaqja > Racizmi i sllovakëve, Hoxha kërkon shqiptarët në stadium: Na provokuan, ta stërmbushim!

Racizmi i sllovakëve, Hoxha kërkon shqiptarët në stadium: Na provokuan, ta stërmbushim!

Feronikeli do të ndeshet ndaj Slovan Bratislavës në ndeshjen e kthimit, e vlefshme për turin e dytë të Europa League. Takimi i parë ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të sllovakëve, ku duhet të veçohen edhe thirrjet raciste të miqëve për Kosovën.

Për këtë arsye është futbollisti i Feronikelit, Yll Hoxha, që kërkon mbështetjen e tifozëve shqiptarë. Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Hoxha ka folur rreth provokimeve që kanë hasur në Sllovaki dhe nevojës për përkrahje që ka Feronikeli.

“Kemi shumë shpresa që do t’i eliminojmë. Atje nuk kemi shkuar të dorëzuar, por kemi dhënë maksimumin në fushë që të dalim me rezultat pozitiv, edhe pse përballë kemi një ekip të fort.

Ata kanë shtruar shumë presion me brohoritje të ndryshme kundër Kosovës dhe kemi pasur provokime, por ne jemi profesionistë dhe atje ishim vetëm për futboll, çka nuk kemi rënë në provokime të tyre.

Është e keqe, por ajo sjellje e tyre vetëm sa na motivon për ndeshjen kthyese të martën, që e luajmë në Prishtinë. Do të japim gjithçka nga vetja që t’i mposhtim. Shpresoj shumë dhe kam besim që stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur. Presim përkrahje sa më të madhe dhe tifozët tanë të jenë lojtari i 12-të në fushë”, ka thënë Hoxha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top