You are here
Home > Futboll Bota > Racizëm dhe buzëqeshje, Aldo Kalulu: Duhet të haja bananen, Xhaka i fiksuar me gjuhën frënge

Racizëm dhe buzëqeshje, Aldo Kalulu: Duhet të haja bananen, Xhaka i fiksuar me gjuhën frënge

Pavarësisht hapave të shumtë që janë hedhur në botën e futbollit për të mposhtur racizmin, kjo luftë nuk mund të quhet ende e fituar. Shpeshherë ka raste që demonstrohet kjo plagë e shoqërisë, që ka vite të tërë që mbizotëron dhe është e vështirë të largohet me rrënjë.

Një rast i tillë erdhi edhe në ndeshjesn mes Bazelit dhe Zurich. Në një intervistë për mediat zvicerane, “viktima” e racizmit të tifozëve kundërshtar, ishte mesfushori i Bazelit, Aldo Kalulu. Ai u shpreh se duhej ta kishte ngrëmë bananen e hedhur nga tifozët, ndërsa ka folur edhe për dëshirën e Xhakës për të mësuar gjuhën frënge.

“Tifozët hodhën banane në drejtimin tim? Buzëqesha. A mund të buzëqesh gjithmonë ndaj racizmit? Po, unë mundem ta bëj këtë. Nuk është masa e gjerë që mendon kështu. Vetëm se dikush hedh një banane, nuk duhet të shfryjmë ndaj të gjithëve. Duhej ta kisha ngrënë, për të vërtetuar mospërfilljen ndaj personave në fjalë. Xhakës dhe Ajetit i kam mësuar shumë nga gjuha ime frënge. Sidomos Xhaka, ka një simpati të veçantë dhe e dashuron gjuhën frënge”, u shpreh Kalulu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top