Fiorin Durmishaj e ka mbyllur thuajse përfundimisht historinë e zgjedhjes së Kombëtares, duke kërkuar që të vazhdojë me fanellën e Greqisë. Tashmë sulmuesi i Panionosit nuk do e veshë më fanellën e kuqezinjve, ashtu siç edhe do bënte më parë me Shqipërinë U-21.
Por për momentin futbollisti po “shijon” frytet e para të kaosit të madh që krijojë, teksa situata ka dalë nga kontrolli menjëherë. Sigurisht që në Shqipëri nuk mund të pritej me lule një vendim i tillë i papritur i lojtarit, që zgjedh të largohet për të shkuar te Greqia.
Megjithatë edhe helenët, nuk e kanë mirëpritur aspak zgjedhjen e Durmishajt. Fqinjët tanë janë të njohur gjerësisht në Europë për krenarinë e tyre të tepërt, por edhe për racizmin që e kanë në të njëjtën masë. Nisur nga komentet në një media sportive greke që “Shqiperia.ch” ka vëzhguar me kujdes, fjalët që kishin më shumë përkrahje, ishin të tipit: “Durmishaj nuk ka vend këtu, duhet të shkoj të luaj me vendin e tij”. /Shqiperia.ch/