You are here
Home > Futboll Bota > Ra në gropën e stadiumit dhe theu pankinën, i pazakonti Kololli: Tani do luaj më parashutë në fushë

Ra në gropën e stadiumit dhe theu pankinën, i pazakonti Kololli: Tani do luaj më parashutë në fushë

Benjamin Kololli është padyshim futbollisti shqiptar më i pazakontë i vitit 2018. Arsyeja? Faktikisht janë dy të tilla, për ta nisur që nga ai rrëzim në rrethueset e stadiumit në Qipro, duke bërë xhiron e rrjeteve sociale, e për të përfunduar me thyerjen e pankinës pas zëvendësimit në Zvicër.

Futbollisti i Kosovës ka qenë më i miri i Zurichit për gjysmën e sezonit, por edhe me Kosovën ka arritur të bëj diferencën. Prandaj çdo zhurmë e ardhur nga ana e tij jashtë fushës së blertë, nuk mund të ketë rëndësi të madhe. Megjithatë nëse flasim për atë rrëzim që Kololli bërinë transfertën qipriote, kujtohet ende me shumë humor nga zviceranët.

Prestigjozja e helvetëve, “Blick”, do t’i jepte si dhuratë për festat e fundvitit futbollistit shqiptar një parashutë, që herën tjetër të mund të fluturojë e të dalë nga gropa pa ndihmën e shokëve të skuadrës. “Që tani e tutje, do ta vesh gjithmonë këtë parashutën nëpër ndeshje. Sa i përket asaj që ndodhi me rënien time, megjithëse duket qesharake, por unë isha vërtet me fat në atë rast”, tha i buzëqeshur Kololli, i cili njihet edhe si futbollisti më fjalëpak sa i përket edhe daljeve publike në media, pasi kërkon gjithmonë të flasë në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top