You are here
Home > Futboll Bota > Quhet makineria shqiptare e golit, Skënder Loshi thirret nga ekipi i parë holandez

Quhet makineria shqiptare e golit, Skënder Loshi thirret nga ekipi i parë holandez

Skënder Loshi quhet ndryshe edhe si makineria shqiptare e golit. Me të rinjtë e Nac Bredës, sulmuesi në fjalë arriti të shënonte thuajse në çdo ndeshje, duke lënë përshtypje të jashtëzakonshme. Ekipi i parë i Nac Bredës do i dërgonte ftesën për grumbullimin me ekipin e parë në përgatitjet e janarit, për t’i treguar se paraqitjet e tij vlerësoheshin.

Megjithatë Loshi nuk arriti të debutonte në “Eredivisie” me këtë skuadër. Nac Breda ka rënë nga elita e futbollit holandez, duke marrë vendin e fundit në sezonin e shkuar. Në përgatitjet që ky ekip ka nisur për në sezonin e ardhshëm, atje ku synohet rikthimi në “Eredivisie”, është thirrur sërish Skënder Loshi në ekipin e parë. Këtë herë pritet që lojtari shqiptar të mos lëviz më, për të ndihmuar Nac Bredën me kualitetin e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top