You are here
Home > Kombëtarja > Quhej “Di Maria” i Shqipërisë, do të jetë i gatshëm ndaj Izraelit

Quhej “Di Maria” i Shqipërisë, do të jetë i gatshëm ndaj Izraelit

Ermir Lenjani dikur ishte një nga titullarët e pazëvendësueshem tek ekipi i De Biazit dhe emri i tij është i skalitur tek legjionarët që dërguan kombëtaren në “Francë 2016”.

Këto muaj ai ai nuk është aktivizuar shumë tek klubi i tij Sion, për shkak të trajnerit italian që drejtonte klubin zvicerian, teksa për pasojë humbi dhe kombëtaren shqiptare.

Mesa duket, me ndryshimin e numrit një të stolit te Sionit, lojtari kuqezi është rikthyer menjëherë në formacion, ndërsa u aktivizua ndeshjen e Kupës ku bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Me këto ritme që Ermiri u kthye të luajë me klubin zvicerian dhe arritjen e formës së tij, me shumë mundësi do të jetë i grumbulluar nga Panucci në 2 sfidat e tetorit, miqësoren kundër Jordanisë dhe ndeshjen kundër Izraelit të vlefshme për kompeticionin “Liga e Kombeve”.

Ajo çka duhet theksuar është se legjionari Lenjani, ishte një nga lojtarët kyç të Shqipërisë gjatë kohes që drejtohej nga Gianni De Basi dhe pika e referimit te atij grupi lojtarësh në atë periudhë, aqsa u konsiderua edhe si “Di Maria” i Shqipërisë. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top