
Të gjithë në Zvicër e kanë mësuar prej kohësh historinë e Shkëlzen Gashit. Futbollisti shqiptar e ka arritur marrëveshjen me skuadrën e re dhe do të jetë pjesë e Aarau në Zvicër. Por ky transferim do të kryhet në merkaton e dimrit, pasi kjo periudhë duhet të jetë pushimi për sulmuesin kuqezi dhe nuk duhet të firmos asnjë kontratë të re.
E gjitha kjo pasi nëse Gashi mbetet ende lojtar i lirë, merr ende lekët te Kolorado Rapids. Nuk bëhet fjalë për shuma qesharake, por deri në dhjetor që është edhe afati i fundit do të përfitohen rreth 1.5 milionë franga.
Pra e gjitha kjo sakrificë ia vlen, ndërsa Shkëlzen Gashi po përgaitet si Kristiano Ronaldo. Klubin e ka në shtëpinë e tij falë parave të fituara, duke punësuar një staf që të kujdeset vetëm për të: “Unë stërvitem me një trajner atletik, kam një fizioterapist dhe dietolog që kujdeset për mua. Kam kujtime të këndshme te Aarau. Nuk dua të përjashtoj asgjë, por nuk mund të konfirmoj asgjë”, ka thënë Gashi.
Mediat zvicerane tregojnë edhe njëherë tjetër se përse po mbahet sekret kjo marrëveshje e arritur. Nëse gjithçka do të merrte formën zyrtare që tani, atëherë Gashi do të hiqte dorë nga rroga që merr te Kolorado Rapids, prandaj ky është vendimi dhe dëshira e vetë lojtarit. /Shqiperia.ch/