Që në fillimin e kësaj ndeshje, në Itali e kishin thënë qartësisht: “Sfida më e vështirë te PSG-Napoli do të jetë për krahët e mbrojtjes së Ançelotit. Ajo do të jetë prova e tyre e zjarrit”. Elseid Hysaj nuk u preferua nga tekniku italian dhe u ul në stol, por sa shumë që duhet të jetë lutur Mario Rui për të qenë në vendin e shqiptarit.
Një mbrëmje tërësisht për t’u harruar ishte ajo e mbrojtësit të Napolit, që realizoi një autogol në portën e tij, i lejoi hapësirat e gjuajtjes Di Marias në golin e dytë, ndërsa gjatë gjithë takimit ishte një “fantazmë” në fushë. Ironia dhe tallja e tifozëve të Napolit ndaj lojtarit të tyre ka nisur e nuk të përfunduar, duke qenë në nivelet më të larta, nëse mund të shprehemi në këtë mënyrë.
Por kulmi është arritur në minutën e 75. Pasi Mario Rui ndodhej në duel me Mbapen dhe u hipnotizua paska nga numrat e francezit, do të ishte Kulibali që do i sosej durimi dhe do të shtynte Ruin te kundërshtari, për t’i kujtuar detyrën e tij dhe arsyen se përse ndodhej në fushë. Ndërkohë që në ndeshjet e fundit, në krahun e Ruit, atë të majtin, është aktivizuar Hysaj. /Shqiperia.ch/
LOOOL KOULIBALY pic.twitter.com/Pk1Vg3Tljx
— Stan?? (@FutboIStan) October 24, 2018