You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Qesharake/ “U pikon zemra” për futbollin, Braçe “hap thesin” dhe harron Arenën Kombëtare

Qesharake/ “U pikon zemra” për futbollin, Braçe “hap thesin” dhe harron Arenën Kombëtare

Koha dhe vitet kanë treguar në Shqipëri se kur politika përfshihet në futboll, atëherë gjërat nuk shkojnë asnjëherë siç duhet, asnjëherë. Nuk po flasim vetëm për një mit të së shkuarës, por për një realitet të së tashmes.

“Arena Kombëtare” është thuajse e përfunduar dhe sërish rrezikohet që të mos pres Kombëtaren në shtator. Arsyeja? Bashkia në Tiranë nuk ka nisur ende punimet për ndërtimin e sheshit përpara stadiumit. Madje në bazë të informacioneve pak ditë më parë, nuk ishte bërë akoma tenderi për këtë ndërtim, që kërkon një muaj kohë.

Në kohë të tilla duket e pamundur që ndeshja e shtatorit me Islandën të luhet në kryeqytet pasi UEFA nuk mund ta licencojë këtë stadium pa përfunduar edhe sheshi para tij. Gjithsesi zëvendës-kryeministri i Shqipërisë, Erjon Braçe, ka shumë dëshira për të formuar futbollin perfekt në Shqipëri, duke thënë gjithçka sa i përket hijeve të dyshimit që ka për trukim ndeshjesh edhe nga skuadra e Kukësit.

Rolin e gjykatësit e japin persona të tjerë dhe që i përkasin kësaj fushe, prandaj për këtë temë ka pak për t’u diskutuar. Por pyetja që lind në vete është: “Si mund të kërkohet nga të tjerët futbolli perfekt, kur vetë ne bëjmë gjithçka për të prishur dhe penguar ndërtimin e stadiumeve?”.

Këtu nuk bëhet fjalë për askënd tjetër veçse për tifozët shqiptarë, që vijnë nga të gjithë trevat tona dhe e shohin Tiranën si mundësinë më të lehtë për të udhëtuar dhe për të parë Kombëtaren e zemrës. Për më tepër që bëhet fjalë edhe për një stadium të ri, me kërshërinë e madhe për të parë sa më shpejt të ndërtuar.

Prandaj përpara se të kërkojmë perfeksionin, fillimisht duhet të bëjmë mundësitë tona për më të mirën. Padyshim edhe Erjon Braçe mund t’i jap një këshillë kryetarit të bashkisë së Tiranës për përshpejtimin e tenderit dhe për t’i bërë të mundur shqiptarëve që të ndjekin kuqezinjtë në kryeqytet.

Është vërtetë kaq shumë e turpshme që “Arena Kombëtare” të ngrihet si një strukturë e bukur dhe të jetë gati, ndërsa Shqipëria do të luajë sërish në “Elbasan Arena”. Por realiteti është shumë i kuptueshëm për njerëzit e thjeshtë, pak njerëz shqetësohen realisht për futbollin tonë, politikanët renditen në vendin e fundit në këtë listë… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top