
Futbolli ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore, e këtu nuk po flasim vetëm për hyrjen e teknologjisë në të, por edhe në kuptimin e konceptit të tij apo skemat që përdoren gjatë lojës.
Kështu, nëse kthehemi mbrapa në kohë, shohim edhe disa momente që tashmë duken qesharake. Komentatorja e vetme shqiptare, Qëndresa Krelani, është ajo që poston një video nga kombëtarja holandeze në vitet e mëparshme. Ajo që të bën përshtypje është mënyra sesi futbollistët holandez mbroheshin, që topi të mos shkonte në portën e tyre.
Të gjithë lojtarët vraponin pas kundërshtarit që kishte topin, pa bërë asnjë ndarje të detyrave. Pak rëndësi kishte vendosja e lojtarëve të tjerë kundërshtarë në fushë, përderisa topi nuk u përkiste atyre. A ia dilnin gjithmonë? Pyetje me vend, megjithatë duke parë skenën dhe ndërhyrjet që një lojtar merrte nga futbollistët e Holandës kur zotëronte sferën, vështirë se kishte ndonjë vullnetarë që donte të bënte driblime apo të tentonte diçka më tepër kundër kësaj Kombëtare. Megjithatë, flasim për skemën që asokohe ishte si më e mira… /Shqiperia.ch/